“Kosova po rrëshqet drejt një krize”, vjen paralajmërimi për zgjidhjen e problemit me Serbinë

Aktuale

“Kosova po rrëshqet drejt një krize”, vjen paralajmërimi për zgjidhjen e problemit me Serbinë

Nga: G.B Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:57
Albin Kurti

Gazmend Islami ka thënë se është e turpshme që zgjidhja e problemit me Serbinë të shihet vetëm si problem i kryeministër, pasi këtu humb Kosova dhe jo Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka paralajmëruar se Kosova po rrëshqet drejtë një krize të re politike me pasoja, përcjell Bota sot.

Ai po ashtu ka thënë se problemet janë trashëguar nga partitë PDK, LDK, AAK.

Postimi i tij i plotë:

Është e turpshme që në këtë kohë të keqe për Kosovën, të shihet nga opozita se çështja e zgjedhjes së problemit me Serbinë, është problem vetëm i Kryeministrit!

Kjo ndodhë zakonisht tek vendet me demokraci të brishtë, nëse nuk jemi unik në politikën ndërkombëtare, nuk hup Albini por hup Kosova!

Edhe nëse shihet në prizmin politik afatgjatë, të gjitha problemet e trashëgura janë rrjedhojë e politikave të gabuara nga partitë që tash janë në opozitë, PDK-LDK-AAK!

Tash duhet unitet, Kosova po rrëshqet drejtë një krize të re politike me pasoja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat