Policët e Kosovës kryenin pushime me para të Zvonko Veselinoviqit

Aktuale

Policët e Kosovës kryenin pushime me para të Zvonko Veselinoviqit

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:13
Zvonko Veselinoviq

Ish-komandanti i Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Milija Millosheviq, merrte rregullisht të holla nga Zvonko Veselinoviq.

Udhëheqësi policor i veriut, realizonte pushimet e tij verore me paratë e kreut të një grupi kriminal të Kosovës, të sanskionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën. Kreu i grupit, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, është Zvonko Veselinoviq.

Grupi i Veselinoviqit, sipas ShBA-së, ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës

Një dosje e përpiluar nga Policia e EULEX-it më 2009, të cilën e posedon media dëshmon edhe për lidhjet e ngushta të Vesellinoviqit me zyrtarët kryesorë të policisë në veri.

Sipas EULEX-it, në bregdetin e Malit të Zi, Milosheviqi kishte përdorur apartamente në hotel “Splendid” me shpenzime të Zvonko Veselinoviqit.

Hetuesit e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit zbulojnë në hetimin e tyre se në mbrojtje të kriminelëve ishin edhe policë të tjerë serbë e prokurorë shqiptarë.

Më 6 prill 2009, Milan Radioçiq po ngiste makinën e tij të bardhë “Range Roover” sport në Mitrovicë. Me të, sipas një raporti, ishte përpjekur ta godiste me qëllim një makinë policie të stacionit në veri të Mitrovicës.

Policët e kishin informuar komandantin e Stacionit Milija Milosheviq për këtë incident, por kur emri i Milan Radioçiqit ishte përmendur, Milija Milosheviq u kishte thënë policëve se do të kërkonte nga Zelko Bojiq të fliste me Milan Radioçiqin, sepse, sipas tij, kishte marrëdhënie të mira më të.

“Më vonë me udhëzimin e prokurorit publik, Faruk Korenica, asnjë rast nuk u hap dhe u mor vetëm një deklaratë nga Milan Radioçiq”, shkruan në raport njëri prej policëve hetues të EULEX-it. Më 30 korrik 2009, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radioçiq kishin kërcënuar verbalist me vdekje një polic serb të Kosovës derisa ishte në detyrë.

Një hetim zyrtar ishte hapur dhe një njësi hetimi e Policisë së Kosovës nga stacioni Policor i Veriut të Mitrovicës ishte emëruar në krye të këtij rasti.

Të mërkurën, Departamenti Amerikan i Shtetit, i vendosi në listën e sanskioneve Zvonko Vesellinoviqin, bashkë me vëllanë e tij, Zharkon, si dhe Millan Radoiçiqin. Si pjesë e grupit të organizuar të tyre, u sanksionuan edhe Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq.

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, në kuadër të këtij departamenti, publikoi të mërkurën një listë të individëve dhe kompanive të tyre në vende të caktuara, që me një emër quhen “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat