Presidentja gradoi Bashkim Jasharin me gradën gjenerallejtënant, ky është reagimi i Bekimit

Aktuale

Presidentja gradoi Bashkim Jasharin me gradën gjenerallejtënant, ky është reagimi i Bekimit

Nga: A.ZH Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 12:25
Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari u gradua nga presidentja Osmani me gradën gjenerallejtënant

Sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gradoi kreun e Fprcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jasharin me gradën gjenerallejtënant.

Gradimit të tij i është gëzuar edhe familja e gjenerallejtënant Jasharit.

Në një postim në Facebook, Bekim Jashari, ish-kryetar i Skenderajt, ka thënë se kjo gradë është edhe një përgjegjësi më shumë për Komandantin e FSK-së, për t' i shërbyer vendit denjësisht ashtu sikurse 23 vite me parë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Sot, Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Bashkim Jashari, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është graduar me gradën më të lartë, Gjenerallejtënant.

Kjo gradë për Komandantin e FSK-së, për nipin dhe bashkëluftëtarin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, është edhe një përgjegjësi më shumë për t' i shërbyer vendit denjësisht ashtu sikurse 23 vite me parë.

Jam i bindur që Bashkimi ashtu sikurse ushtarët tjerë të Kosovës, me krenarinë më të madhe do të jetësojnë amanetin e heronjve e dëshmorëve tonë duke fuqizuar e lartësuar ushtrinë tonë të ndërtuar mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urime Gjenerallejtënant Bashkim Rifat Jashari!

Image
Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari u gradua nga presidentja Osmani me gradën gjenerallejtënant
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat