​Sveçla thotë se kanë ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore për rregullimin e statusit të zjarrfikësve

Aktuale

​Sveçla thotë se kanë ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore për rregullimin e statusit të zjarrfikësve

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 14:09
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se si ministri kanë ndërmarrë një sërë veprimesh në rregullimin e kornizës ligjore me qëllim të përmirësimit të statusit dhe kushteve të punës për zjarrfikësit.

Sveçla u shpreh se zjarrfikësit janë një kategori jashtëzakonisht me rëndësi, por që tha se fatkeqësisht në vazhdimësi janë ballafaquar me vështirësi të ndryshme.

Ai tha se në planin e ministrisë që e udhëheq është reformimi rrënjësor i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, derisa u shpreh se në buxhetin e vitit 2022, është alokuar një shumë për blerjen e pajisjeve për zjarrfikësit në mënyrë që kushtet e tyre të punës të përmirësohen.

Sveçla: Ligji për zyrtarët publik është në rishikim dhe do të qartësojë statusin legal të zjarrfikësve

“Janë marrë një sërë veprimesh në rregullimin edhe të kornizës ligjore me qëllim të përmirësimit të statusit dhe të kushteve të punës. Ligji për zyrtarët publik i cili është në rishikim do të qartësojë statusin legal të zjarrfikësve, Ligji për paga do të trajtojë problemin e vazhdueshëm të pagave të ulëta për zjarrfikësit me qëllim të trajtimit dinjitoz dhe të barabartë për këtë kategori. Ligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave është në rishikim nga grupi punues, i cili gjithashtu do të trajtojë problemet me të theksuara me të cilat ky shërbim është përballur deri më tani, siç është edhe krijimi i mbrojtjes civile”, tha ai.

Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat