Deputeti i PDK-së: Njohja nga Serbia nuk do të vijë kurrë

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Njohja nga Serbia nuk do të vijë kurrë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 00:04
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë në emisionin dPt te Fidani se njohja nga Serbia nuk do ta njohe kurrë Kosoven. 

Ai tha se qeveritë vetëm po e përdorin këtë dialog për konsum të brendshëm.

“Spo flas vetëm këtë qeveri, por edhe të tjerat. Ky dialog është përdorur për konsum të brendshëm. Sepse për me shpërthy valvula dhe të hapen investimet e huaja duhet të gjendet një zgjidhje për konfliktin shqiptaro-serb. Vetëm kështu mund të ecim përpara por ajo është larg. Njohja nuk do të vije kurrë”, tha ai. 

"Kurrë nuk do të vije. Shikoni këtë Vulinin. Ai ka hëngër bukë se ka dalur në protesta për të mbrojtur një gjeneral që ka qenë pjesë e gjenocidit në Kroaci dhe Bosnjë. Si ky është shumica në Serbi. Duhet një ndërrim kultural i madh që të arrihet një ndryshim. Dhe deri atëherë dialogu do të përdoret për konsum të brendshëm atje dhe këtu. Shikoni deri sot. ka qenë korrigjimi, e kemi refuzuar. Ka qenë puna për Asociacionin, është refuzuar. Është njohja, unë ta them për shkak të arsyeve që të listova, duhet të ndërrohet kulturalisht brenda natës Serbinë. I vetmi opsion është status-quoja. Kështu Kosova gërryhet nga brenda dhe jashtë. Kosova nuk mund të konsolidohet si subjekt ndërkombëtar”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat