Ramush Haradinaj, a i ke privatizuar 200 apo 1200 hektarë/ Jo të babës, por të Gllogjanit

Aktuale

Ramush Haradinaj, a i ke privatizuar 200 apo 1200 hektarë/ Jo të babës, por të Gllogjanit

Nga: I. M. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 19:19
Ramush Haradinaj thoshte se ia ka blerë vetëm 200 hektarë

Debati i ashpër në Kuvendin e Kosovës për privatizimin më lirë se fal të tokave nga kasta e komandantëve, e në këtë rast nga familja Haradinaj, është përcjellë edhe nga familjet fisnike shqiptare.

Një reagim i shpejtë dhe me informacione goditëse për Haradinajn, vijnë nga familja Imeri, e cila e ka të vrarë anëtarin e saj, Haki Imerin, menjëherë pas luftës, vetëm pse ishte një zyrtar dhe mbështetës i fuqishëm i Rugovës në Drenicë.

Sipas këtyre informacioneve, as që bëhet fjalë për tokë të babës dhe as për 200 hektarë, por për rrafsh 1.200 hektarë!

Lexojeni reagimin e familjes Imeri:

Zoti Ramush Haradinaj duhet të na thotë të vërtetën rreth tokës (Lajthisë)?

- A janë 200 hektar apo 1200 hektarë?

- dhe a janë vetëm të babës tënd ato mijëra hektarë apo është toka e gjithë Gllogjanit?

-A gënjen Ramush Haradinaj për qejf a për lekë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat