Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA, Dugolli takon Escobarin, ja çfarë diskutuan

Aktuale

Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA, Dugolli takon Escobarin, ja çfarë diskutuan

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 08:02
Ilir Dugolli dhe Gabriel Escobar

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli.

Dugolli në një postim në Twitter shkruan se me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin kishte një diskutim të frytshëm.

“Kënaqësi të takohem me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar për një diskutim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe të rikonfirmojmë objektivin tonë të përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet e veçanta Kosovë-SHBA”, shkruan Dugolli.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, më 29 nëntor ka konfirmuar që Ilir Dugolli është ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, përveç SHBA dhe BE-së, ditë më parë edhe Mbretëria e Bashkuar ka emëruar të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, Stuart Peach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat