Presidentja Osmani: Përderisa shpenzimet tona janë shumëfish më të vogla, puna jonë për vendin është shumëfish më e madhe

Aktuale

Presidentja Osmani: Përderisa shpenzimet tona janë shumëfish më të vogla, puna jonë për vendin është shumëfish më e madhe

Nga: M.L. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 11:23
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është duke e mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit.

Këshilltari për media i Presidencës ka publikuar pjesë nga fjalimi, ku presidentja tregon se zyra e sai është shndërruar ne zyrë transparente për të gjithë qytetarët.

Presidentja ka theksuar se kjo trancparencë do të dëshmohet në publikimin e shpenzimeve të saj dhe të kabinetit që dallojnë nga mandatet e kaluara.

“Zyrën e Presidentes e kam shndërruar në zyrë të hapur e transparente për të gjithë qytetarët. Institucioni që drejtoj është shpallur si institucioni më transparent në rajon, ndërkaq këtë përkushtim për transparencë të plotë karshi publikut, gjatë këtij muaji do ta dërgojmë në një nivel tjetër, ku në mënyrë proaktive do të publikojmë shpenzimet e mia dhe të kabinetit tim, por edhe ato të viteve paraprake, ku dëshmohet që përderisa shpenzimet tona janë shumëfish më të vogla, puna jonë për vendin është shumëfish më e madhe.

Pjesë nga fjalimi vjetor i Presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shkruan Bekim Kupina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat