Marrëveshja me Danimarkën – 210 milionë € për investime e energji të ripërtrishme

Aktuale

Marrëveshja me Danimarkën – 210 milionë € për investime e energji të ripërtrishme

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 16:03
Artane Rizvanolli dhe Albulena Haxhiu

Për 10 vjetët e ardhshme Kosova do të përfitojë 210 milionë euro, falë marrëveshjes me Danimarkën për lëshimin me qera të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se këto mjete do të shfrytëzohen për investime strategjike e energji të ripërtrishme.

Sipas saj, kriza e fundit ka treguar se sa i brishtë është sektori i energjisë në vend.

“Kjo krizë energjetike që ka prekur tërë rajonin dhe duhet të kemi burime të prodhimit të energjisë. Divesifikimi i burimeve të energjisë në prodhimin e energjisë janë qëllim kryesor për vitin e ardhshëm. Për ne si shtet ky tranzicion do të jetë sfidues”.

“Kemi mbretërinë e Danimarkës që është shtet lider për zhvillim në këtë fushë. Andaj konsideroj të kemi shtetin e Danimarkës në krah në fushën e energjisë do të jetë e rëndësishme për ne si shtet”.

Flemming Moller Morteensen ministër i Bashkëpunimit Zhvillimor të Danimarkë, nënshkrimin e ujdisë e ka quajtur hap të rëndësishëm ndërmjet të dy vendeve.

“Ne rikofirmojmë që jemi të zotuar për të ndarë fonde dhe do të punojmë të fuqizojmë të drejtat e njeriut dhe të punojmë në sundimin e ligjit. Do të punojmë në sistemin energjetik”.

“Për 5 vitet e ardhshme do të jetë kemi energji të ripërtitshme. Aktualisht e shohim ndikimin e çmimeve të larta të energjisë duke pasur pasoja të rënda ekonomike. Tranzicioni i gjelbër është zgjidhje e çështjeve afatgjate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat