Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, me të cilin kanë diskutuar për konceptin më të mirë dhe më efikas për zhvillimin, avancimin dhe funksionalizimin e sistemit mjekësor ushtarak, si një ndër komponentet më të rëndësishme operacionale.
Postimi në Facebook:
Sot prita në takim mikun tim, Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifin.
Me Ministrin Latifi, i cili është shumë i informuar me sistemin aktual të mjekësisë në FSK, diskutuam për konceptin më të mirë dhe më efikas për zhvillimin, avancimin dhe funksionalizimin e sistemit mjekësor ushtarak, si një ndër komponentet më të rëndësishme operacionale.
Vazhdojmë me ide dhe projekte të përbashkëta për qeverisje efektive gjithnjë në të mirë të vendit dhe qytetarëve!
Ne do të vazhdojmë me sa më pak fjalë e shumë më shumë Punë!