Tha se do ta paditë ministrin Peci, Ganimete Musliut i bëhet me dije: Do të humbësh në gjykatë!

Aktuale

Tha se do ta paditë ministrin Peci, Ganimete Musliut i bëhet me dije: Do të humbësh në gjykatë!

Nga: A.M. Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:18
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka paralajmëruar ngritje të padisë ndaj ministrit Faton Peci.

Mirëpo, aktivistja Flutura Kusari ia ka bërë me dije Musliut që nuk ka bazë ligjore për ta bërë padinë.

Madje, ajo garantoi se deputetja e PDK-së do të humbë përballjen në gjykatë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Tregoni dikush Ganimete Musliut që nuk ka bazë ligjore me e paditë Faton Pecin sepse deklaratat e bëra në komisione të parlamentit gëzojnë imunitet.

Padinë mund ta iniciojë për efekte të propagandës politike por unë ia garantoj humbjen në gjykatë.

Ligji Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, neni 9(a).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat