Hoti i ofron mbështetje familjarit të të pagjeturve i cili mori komente fyese

Aktuale

Hoti i ofron mbështetje familjarit të të pagjeturve i cili mori komente fyese

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 17:27
Bajram Qerkeni

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dhënë mbështetje Bajram Qerkenit, familjar i një nga të zhdukurve në Kosovë.

Qerkini e kritikoi publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mënyrën sesi po e trajton çështjen e të pagjeturve.

Më pas, Qerkini kishte marrë disa komente fyese, në mesin e tyre edhe “çka huptë mos u gjeftë”.

Për këtë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka publikuar fotografinë e tij në Facebook.

Përndryshe nga Policia e Kosovë është kërkuar që të gjenden personat që i kanë shkruar ato komente.

Gjuha e urrejtjes sanksionohet sipas kodit penal të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat