Drejtori i shkarkuar i Burgut të Prizrenit, i përgjigjet Albulena Haxhiut

Aktuale

Drejtori i shkarkuar i Burgut të Prizrenit, i përgjigjet Albulena Haxhiut

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:27
Albulena Haxhiu

Heset Loku është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendrës Korrektuese në Prizren.

Ai i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se ai është shkarkuar për shkak të fshehjes së një rasti të ngacmimit seksual brenda kësaj qendre.

Loku tha se e ka lajmëruar këtë vepër, por se me insistim të prindit të së miturës, procedura ka pushuar.

“Baza për të cilën jam shkarkuar ka qenë një raport. Në bazë të atij raporti jo profesional dhe jo me njerëz të merituar në atë raport. Ka pas një bisedë që mund të quhet edhe ngacmim seksual por unë e kam iniciuar procedurë. E kam telefonuar drejtorin e përgjithshëm të ShKK, në telefon. E kam njoftuar drejtorin e Qendrës Korrektuese për të Mitur ku ka qenë duke u zhvilluar procesi mësimor dhe pastaj ka lind mendimi i prindit të së miturës që nuk duan që ta qojnë më tutje procedurën. Kanë dhënë deklarata me shkrim edhe prindi edhe e mitura”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të paraqesë ankesë lidhur me këtë vendim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat