Trevjeçari nga Ferizaj që pësoi djegie, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Aktuale

Trevjeçari nga Ferizaj që pësoi djegie, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Gjendja e trevjeçarit, i cili mbrëmjen e së shtunës kishte pësuar lëndime të rënda trupor pasi shtëpia ku ai po jetonte në fshatin Saraishtë të Ferizajt ishte përfshirë nga zjarri, vazhdon të jetë e rëndë.

Pas ndihmës së dhënë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ai ishte dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Media më parë kishte raportuar se gjendja e djalit ishte e rëndë, dhe sipas mjekëve ende vazhdon të jetë e tillë.

“Gjendja e tij është ende shumë e rëndë, nuk kemi ndonjë ndryshim pozitiv, pasi ka pësuar djegie në 75 për qind të sipërfaqes së trupit”, u shpreh anesteziologia, Dafina Rashica.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat