“Mbeturinat e SHIK-ut, do të kenë shumë punë me mua”/ Paralajmërimi tronditës i Gazmend Halilajt

Aktuale

“Mbeturinat e SHIK-ut, do të kenë shumë punë me mua”/ Paralajmërimi tronditës i Gazmend Halilajt

Nga: N. Sh. Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 19:32
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka bërë një paralajmërim të fuqishëm kesaj radhe për siç i quan ai ‘mbeturinat e SHIK-ut’.

Ai përmes një postimi në facebook, ka paralajmëruar se javën e ardhshme, do t’i dërgoj në Prokurorinë Speciale emrat e personave që i dolën në Polac me murtaja e snajperë presidentit Ibrahim Rugovës dhe parandaluan vizitën e tij në familjen Jasharaj në Prekaz.

“Miq, javën që vjen, në Prokurorinë Speciale do t’i dërgoj emrat e atyre dolën Polac me murtaj dhe snaiper, për ta vrarë ish presidentin Rugova, derisa i njëjti bëhej gati të niset për të vizituar familjen Jasharaj në Prekaz.

Mbeturinat e SHIK-ut, do të kenë shumë punë me mua...”, shkruan avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat