Paralajmëron analisti nga Amerika: Nëse ndodhë kjo gjë, Kosova do të jetë në terr përjetësisht!

Aktuale

Paralajmëron analisti nga Amerika: Nëse ndodhë kjo gjë, Kosova do të jetë në terr përjetësisht!

Nga: A.M. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj ka reaguar në lidhje me kritikat që po iu bëhen kryeministrit Kurti për krizën energjetike.

Sipas tij, ‘terri’ i Kurtit është shumë më shumë më i vogël se ‘terri’ i Thaçit, Mustafës dhe Harajdinajt i cili zgjati 20 vite, ku çdo gjë ishte në terr të zi.

“Opozita me struca e mistreca e bënë edhe më terr krejt Kosovën me Asociacionin një etnik të serbëve, sepse nëse kjo ndodhë, Kosova do të jetë në terr përjetësisht”, shkroi Maxharraj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Terri i Kurtit i këtyre ditëve është shumë më i vogël se terri i Thaçit, Mustafës dhe Hrajdinajt i cili zgjati gati 20 vite, ku çdo gjë ishte në terr të zi.

Terri i Kurtit është si pasojë e sabotazhit në KEK e me gjerë, kurse terri i Thaçit, Harajdinajt dhe Mustafës është terr më i zi, i mbuluar me korrupsion dhe hajni.

Terri i Kurtit është terr i trashëguar nga qeveritë e mëparme të korruptuara. i cili është shtresuar derisa u bë katran i zi.

Terri i tashëm i Kurtit edhe mund të hiqet së shpejti. Por, opozita me struca e mistreca nuk nuk munden kurrë ta kthejnë Çakorrin që ia falen Malit të Zi, nipave të Mark Milanit.

Opozita me struca e mistreca e bënë edhe më terr krejt Kosovën me Asociacionin një etnik të serbëve, sepse nëse kjo ndodhë, Kosova do të jetë në terr përjetësisht.

Por, këta struca dhe mistreca me zhurmën e tyre nuk e kanë hallin te terri, sepse të fundit mund t’i ndezin kandilat për pak kohë, por hallin që janë hallakat dhe çmend krejt e kanë te terri tjetër që Kurti po ua bënë para syve, duke ua zbuluar për çdo ditë hajnit dhe plaçkitjet e tyre 20 vjeçare te cilat opozitës, strucave, mistrecave dhe cubave po u errësohen sytë, po u bie terr para syve, sepse duhet të japin llogari, jo para Albinit, por para drejtesisë dhe popullit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat