​Murati fton prokurorinë ta hetojë kontratën e shitjes së rrymës nga “Ibër Lepenci”

Aktuale

​Murati fton prokurorinë ta hetojë kontratën e shitjes së rrymës nga “Ibër Lepenci”

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 18:50
Hekuran Murati,

Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës ku mbahet debati për krizën energjetike, ka ftuar prokurorinë ta hetojë kontratën, siç tha ai të lirë të ndërmarrjes ‘Ibër Lepenci” për shitjen e rrymës në këtë kohë krize.

Ai tha se duhet verifikuar se kush e ka nënshkruar kontratën siç u shpreh ai, korruptive dhe çfarë procesi është zhvilluar.

Murati: Duhet të hetohet kontrata e shitjes së rrymës 38 euro për MWh

“Në lidhje me angazhimin e prokurorisë pajtohem, që prokuroria do të duhej të fillonte hetimet për ndërmarrjen publike “Ibër Lepenci” dhe kontratën që është nënshkruar për shitjen e energjisë nga Ujmani me çmim 38 euro. Duhet shikuar se kush e ka nënshkruar atë kontratë dhe çfarë procesi është zhvilluar në atë kontratë korruptive. Kur ne blejmë me çmim marramendës, kurse energjinë e që e prodhon Ujmani shitet me çmim 38 euro me MWh”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat