Vendos Qeveria, 766 zjarrfikësve u paguhen orët shtesë gjatë këtij viti

Aktuale

Vendos Qeveria, 766 zjarrfikësve u paguhen orët shtesë gjatë këtij viti

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 11:42
Hekuran Murarti

Qeveria ka marrë vendim që të bëjë pagesën për orët shtesë për 766 zjarrfikës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murarti tha se do të ndahen 513 mijë e 872 euro.

Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi pranuar kërkesën e MPB me arsyetimin për pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për zjarrfikësit. Bëhet fjalë për 513 mijë e 872 euro”.

Për zbatimin e këtij vendimi përdoren mjete buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave të organizatave buxhetore aty ky zjarrfikësit janë në listën e pagave”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat