Cili është dështimi më i madh i kësaj qeverie në këtë vit, tregon analisti Krasniqi

Aktuale

Cili është dështimi më i madh i kësaj qeverie në këtë vit, tregon analisti Krasniqi

Nga: A.SH. Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 12:52
Albert Krasniqi

Analisti Albert Krasniqi ka thënë se një prej dështimeve të mëdha të Kuvendit për vitin 2021 është mos zgjedhja e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (e njohur si Gjykata e Tenderëve).

Sipas tij nga ky dështim kemi dëmtime të mëdha në zhvillim të ekonomisë, pastaj bizneset etj.

Postimi në Facebook:

Prej dështimeve më të mëdha të Kuvendit këtë vit është mos zgjedhja e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (e njohur si Gjykata e Tenderëve). OSHP është jofunksionale prej muajit mars, pasi anëtarëve u ka skaduar mandati. Prej asaj periudhe, asnjë tender publik për të cilin ka pasur ankesa nuk ka mundur të ekzekutohet. Rreth 350 milionë euro janë bllokuar të hyjnë në ekonominë e vendit. Në anën tjetër, është rritur numri i kontratave të negociuara, pasi mundësitë e ankesës janë shumë më të vogla. Nga ky dështim i Kuvendit: - Është dëmtuar zhvillimi i ekonomisë dhe është rritur mundësia për korrupsion; - Janë dëmtuar bizneset që presin me muaj për të marr kontratat nga institucionet publike; - Janë dëmtuar qytetarët të cilët nuk po marrin shërbimet e nevojshme (nuk ka as furnizim të rregullt me insulina); - Po favorizohen bizneset e caktuara; - Po dëmtohet buxheti i shtetit, pasi si pasojë e mungesës së konkurrencës reale paguhet më shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat