Si u kërcënua me likuidim, me vrasje të truprojave eprori i lartë i FARK-ut!

Aktuale

Si u kërcënua me likuidim, me vrasje të truprojave eprori i lartë i FARK-ut!

Nga: Idriz Morina Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:17
Berat Luzha, misionari i Shtabit të UÇK-së porosit një vrasës

Në një reagim të vitit 2015, në letrën autentike që e kemi siguruar, zbulohet se si (në vitin 2015) ishte bërë tashmë zëvendësministër, një person nga Kaçaniku, i cili e kishte përcjellur porosinë për vrasjen e një eprori të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Qeveria, e cila në mesin e sajë ka persona zëvendësministra nga radhët e PDK-së, të cilët gjatë kohës së luftës kishin urdhëruar në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së të vritet ushtaraku R.X. s´meriton të respektohet”, thuhet në dokument.

Luzha i kishte kërkuar komandant “Qorrit” ta gjente për vrasje R.G.-në

Ky zëvendësministër ishte Berat Luzha, dhe atëherë (me 2015) njeriu i dytë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Qeverinë që po e udhëhiqte LDK-ja, përkatësisht Isa Mustafa.

Luzha, i cili pas luftës e ka udhëhequr gazetën e përditshme, pronë publike, “Rilindjen”, gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në janar të vitit 1999 kishte kërkuar përmbushjen e një porosie ‘urdhri’ të dhënë për ekzekutim (nga Shtabi i Përgjithshëm), nga personi Xhabir Zharku - komandant "QORRI", kuptohet që pozitat komandant, nuk kishin të bënin me detyrën ushtarake, por me dëshirën personale, pa e ditur madje as të kujt, (kë komandonin sa anëtar ishte njësia etj.). Luzha i kishte kërkuar komandant “Qorrit”, që ky t’i kërkonte shokut të tij, ish të burgosurit politik, R. Gashi, që ta përmbushte mesazhin për kryerjen e urdhrit, “të cilin sipas Beratit e ka marrë SHPUÇK-së”, për vrasjen e ushtarakut R. X. (iniciale të koduara nga redaksia).

Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë personi që e kishte marrë porosinë për ekzekutim, R.G., arsyeja e vetme përse duhej ta bënte këtë ishte R.X. “është rreshtuar në vijën institucionale dhe e përkrahë Presidentin Dr. Ibrahim Rugova”.

Se kush e dha urdhrin ndoshta nuk do të ishte marrë vesh kurrë, sikur personi që e mori atë, të mos e dekonspironte, pasi e refuzoi kryerjen e tij.

“Me marrjen e këtij urdhri R. Gashi s´íshte pajtuar dhe menjëherë e lajmëron mikun B. L. për të cilin rast e njofton dhe thotë: "a janë në mend këta të shtabit të përgjithshëm don me vra R. X. edhe atë unë duhet ta kryej këtë detyrë". Ky e këshillon R-në, që mos ta kryejë në asnjë mënyrë, por që menjëherë duhet t´ju drejtohet organeve të hetuesisë për detyrën e marrë. “Pra, urdhrin duhet ta denoncoj në mënyrë që policia dhe prokuroria të mirren me këtë rast, B. L. e njofton për rastin F. Osajn, të cilës ia kishin masakruar (vrarë) bashkëshortin R. Osaj pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe personi në fjalë F. më lajmëron mua (R. X.) në prill 2015”, thuhet në dëshmi.

Aktivizohet shërbimi policor

R. G. kishte vepruar ashtu siç e kishte udhëzuar miku i tij B. L., por që i kishte thënë që mos ta bënte publik këtë rast, të mos e merrte vesh askush, sepse atëherë do të mund të kishte vetë telashe, sepse mund ta vrisnin atë (R.G.-në).

“Rastin e lartpërmendur së bashku me bashkëshorten e kishin denoncuar dhe lajmëruar në policinë suedeze gjithnjë sipas B. L.-së, të cilin pohim ia ka përcjell R.X.-së personalisht”, thuhet në dokument.

Po ashtu R. G. për këtë urdhër e kishte njoftuar edhe personin S. B. me të cilin kishte kontakte të shpeshta sepse kishin banuar në po të njëjtin shtet dhe qytet dhe ishin në lidhje familjare për nga ana e bashkëshortes së S-së.

“Me marrjen e lajmit S. B., më njofton mua dhe menjëherë aktivizohet shërbimi policor në lidhje me marrjen e masave të sigurisë dhe në këtë mënyrë urdhri qyqar nga SHPUÇK-së i përcjellur nëpërmes Berat Luzhës, asnjëherë nuk u zbatua edhe pse Xhabir Zharku më kishte kërkuar në Örebro ku kisha vendbanimin me familje në janar të v. 1999, por që në atë kohë unë gjendesha në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës-FARK-ut dhe kisha marrë detyrën për përpilimin e planprogrameve për stërvitje dhe trajnim të njësive operative duke filluar nga ato bazike skuadra, e deri te brigadat”, thuhet në dokument.

I kërcënuari për këtë rast kërcënimi i kishte njoftuar organet e sigurimit të shtetit suedez SÄPO-n, dhe kishte kërkuar nga organet e drejtësisë dhe sigurisë, si prokuroria dhe policia që rastin në fjalë ta merrnin me seriozitetin më të madh në mënyrë që të fillonin hetimet dhe të dyshuarin sipas procedurave të shpejta ta pezullonin, largonin nga detyra të cilën e ushtronte (me 2015), zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. “Një person i tillë, i cili kishte dhënë urdhra për vrasje gjatë kohës së luftës nuk ka vend në institucione të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë shkresë.

Kërcënimi i dytë nga “Galani”

Ky ushtarak i karrierës ishte kërcënuar edhe dy herë të tjera, brenda një dite të vetme me 3 janar 2001, me ekzekutim, nëse vazhdonte ta mbështeste Rugovën. Kërcënues ishte “Galani”, tashmë i ndjerë pas vuajtjes së dënimit në rastin e të ekzekutuarës Sanije Balaj, në vitin 1998.

Kërcënimin me vrasje fillimisht Idriz Gashi “Galani” e kishte lënë në sekretareshën e telefonit, në ora 21.05, të mbrëmjes së 3 janarit 2001. Po të njëjtën mbrëmje e kishte thirrur në numrin e telefonit të tij, pa kaluar asnjë orë nga kërcënimi paraprak, dhe se e njihte atë dhe se do ta likuidonte, atë dhe truprojat e tij. “Më tha se po e përkrah Rugovën ose distancov ose përndryshe do të jeshë i likuiduar, se kam me ta q.... nanën veq mos të zësha”, bile edhe ata që po më ruanin.

Ky kërcënim ka ndodhur në shtetin perëndimor ku jetonte i kërcënuari. Për rastin ishin njoftuar institucionet e drejtësisë, por edhe kryesia e LDK-së në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat