“A ke të drejtë ti apo ekspertët amerikanë e britanikë që tregojnë rrezikun”, Pacollit i vjen reagimi pas deklaratës për Asociacionin

Aktuale

“A ke të drejtë ti apo ekspertët amerikanë e britanikë që tregojnë rrezikun”, Pacollit i vjen reagimi pas deklaratës për Asociacionin

Nga: G.B Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:24
Behgjet Pacolli

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ndaj Behgjet Pacollit lidhur me asociacionin e komunave serbe, për të cilin ky i fundit ka thënë se nuk mund ta shmangim.

Përmes një postimi në Facebook, profesori ka thënë se ka disa pyetje lidhur me këtë deklaratë, se a dëshiron Pacolli t’i ndihmojë ata që e kanë firmosur asociacionin, se a duhet anashkaluar vendimi i Kushtetueses, përcjell Bota sot.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo marrëveshje dhe të tjera janë bërë me kërkesën e Beogradit dhe vullnetin e Thaçit, andaj ai ka pyetur “Kush ka të drejtë, ti Behgjet Pacolli, apo ekspertët amerikanë e britanikë, të cilët paralajmërojnë për rrezikun e krijimit të një Republika Srpska me anën e Asociacionit?!”

“Së fundmi, zotit Pacolli i duhet bërë pyetja se ku jeton ai? Sepse qytetarët e Kosovës pikërisht këtë nuk kanë mundur ta mësojnë, megjithëse përpiqen në këtë drejtim prej dekadash! Jeton në Kosovë, apo në Serbi e në Rusi?! Duhet ta ndajë mendjen e mos mashtrojë publikun me sofizma të tilla”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i tij i plotë:

Pyeteni Pacollin se çfarë mendon Serbia për Asociacionin!

Behgjet Pacolli ka deklaruar në një intervistë të ditës së djeshme se “Unë jam pro asaj që Kosova të sillet si shtet serioz që respekton obligimet ndërkombëtare dhe që i beson aleatëve të vet. Nëse dikush mendon se SHBA dhe Bashkimi Evropian, që janë sponsorë të Asociacionit, dëshirojnë të krijojë Republika Srpska në Kosovë apo çkado tjetër dhe se ata nuk e dinë çfarë rreziku paraqet Serbia, sinqerisht nuk e di ku jetojnë".

Më lindin disa pyetje rreth kësaj deklarate:

- Ata që kanë firmosur Asociacionin dhe ndihmësit e tyre, si Pacolli, u dëshmuan se për shkak të kapjes nga krimet e korrupsioni nuk ishin të vëmendshëm për interesat e Kosovës. A mos Pacolli dëshiron t'i ndihmojë këta bashibozukë që në emër të luftës e plaçkitën Kosovën?!

- Sponsorët evropianë që mundësuan Asociacionin ishin të llojit të Mogherinit, e njohur për lidhjet e ngushta së paku ideologjike me Rusinë dhe Serbinë, njësoj siç është i njohur Pacolli për lidhje të tilla për shkaqe financiare. A do të thotë kjo se duhet anashkaluar vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shkak të besimit të verbër te një ndërmjetësuese si Mogherini?!

- Ata që jetojnë në tokë e dinë se Marrëveshja për Asociacionin dhe marrëveshjet e tjera janë prodhuar me kërkesën e Beogradit pa asnjë ekspertizë, thjesht si rezultat i vullnetit të Hashim Thaçit. Pyetja për Pacollin është: Kush është i besueshëm në këtë rast, mendimi juaj pragmatik, apo mendimi dhe ekspertiza e munguar e ekspertëve të pavarur?! Kush ka të drejtë, ti Behgjet Pacolli, apo ekspertët amerikanë e britanikë, të cilët paralajmërojnë për rrezikun e krijimit të një Republika Srpska me anën e Asociacionit?! A mos duhet që Behgjet Pacolli ta mësojë kur është mjaft në përçarjet dhe përçartjet e veta pro-serbe e pro-ruse?

- Së fundmi, zotit Pacolli i duhet bërë pyetja se ku jeton ai? Sepse qytetarët e Kosovës pikërisht këtë nuk kanë mundur ta mësojnë, megjithëse përpiqen në këtë drejtim prej dekadash! Jeton në Kosovë, apo në Serbi e në Rusi?! Duhet ta ndajë mendjen e mos mashtrojë publikun me sofizma të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat