Ilir Ibrahimi: Ndryshimi i skenës politike, suksesi më i lartë gjatë vitit 2021

Aktuale

Ilir Ibrahimi: Ndryshimi i skenës politike, suksesi më i lartë gjatë vitit 2021

Më: 4 janar 2022 Në ora: 14:49
Opinionisti Ilir Ibrahimi

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka folur në lidhje me zhvillimet politike që e kanë karakterizuar vitin 2021.

Ibrahimi ka thënë se sukseset më të larta në skenën politike përgjatë vitit 2021 janë ndryshimi pozitiv i gjithë skenës politike.

“Nëse do të thuaja suksesin më të lartë në skenën politike gjatë vitit 2021, ndryshimi pozitiv i gjithë skenës politike, kjo do të sjellë rezultate në të ardhmen”, ka thënë Ibrahimi.

“Unë besoj që dështimi më i madh i qeverisë dhe i shoqërisë kosovare është menaxhimi i pandemisë, gjatë verës së vitit 2021, ne kemi humbur 2000 qytetarë, besoj për një menaxhim të dobët, pamë që kishte një hapje totale, unë jam për hapje, ekonomia në fund duhet të funksionoi, por nëse menaxhohet mirë atëherë edhe kjo hapje duhej të ishte më e lehtë”.

“Zgjedhjet lokale duhet të i shohim nga disa faktorë, faktori i parë është duhet të i faturohet Lëvizjes Vetëvendosje, sepse me gjithë ato premtime që i fituan zgjedhjet ka qenë e pamundur të përmbushen, në momentin kur Zotëri Kurti ka ardhur në pushtet e ka parë që nuk është edhe aq e lehtë, edhe nuk ka arritur t’i përmbushë këto premtime dhe qytetari i ka parë".

Ibrahimi gjithashtu theksoi se fitorja e partisë së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare, bëri që dy partitë më të mëdha të ndryshonin udhëheqësit.

“Fitorja e Zotëri Kurti i shtyri dy partitë më të mëdha të cilat tani janë në opozitë të bëjnë reforma të thella duke filluar nga ndryshimi i udhëheqësve të tyre, ku u mirëprit nga qytetarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat