Haziri: Organet e drejtësisë t`i zbardhin sa më parë vrasjet politike të pasluftës

Aktuale

Haziri: Organet e drejtësisë t`i zbardhin sa më parë vrasjet politike të pasluftës

Nga: M.L. Më: 4 janar 2022 Në ora: 21:46
Kolonel Tahir Zemaj, biri i tij Enisi dhe kushëriri, Hasanin Zemaj, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK në Deçan

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shkruar në Facebook me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së Kolonel Tahir Zemaj, birit të tij Enisit dhe kushëririt të tyre Hasan Zemaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka bërë thirrje për organet e drejtësisë që r`i zbardhi sa më parë këto dhe të gjitha vrasjet politike të pasluftës.

Postimi i plotë:

19 vjet nga vrasja tinëzare e komandantit të shquar të luftës çlirimtare, udhëheqësit dhe strategut të Betejës së lavdishme të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj, së bashku me birin e tij Enisin dhe kushëririn e mikun tim, Hasanin, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK në Deçan.

Megjithëse janë vonuar shumë, organet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë për t'i zbardhur këto dhe të gjitha vrasjet politike të pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat