7 të arrestuar në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, deklarohet Policia

Aktuale

7 të arrestuar në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, deklarohet Policia

Më: 6 janar 2022 Në ora: 08:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 12:18) - Kryeinspektori Bedri Halimi nxirret i prangosur nga Ministria e Mjedisit

Njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë vazhduar sot aksionin e filluar më 21 dhjetor të njohur si “Brezovica”.

Përpos dy rajoneve në të cilat ishin fokusuar hetimet si në Ferizaj dhe Prishtinë, policia sot ka arrestuar shtatë persona të dyshimtë në mesin e tyre dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Image
Kryeinspektori Bedri Halimi

Njëri nga të arrestuarit në këtë rast është, Kryeinspektori Bedri Halimi.

Halimi ishte përmendur edhe në vitin 2019 nga organet e hetuesisë. Ndaj kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi ishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Askohe ishte theksuar se Halimi dhe katër persona të tjerë, sipas Prokurorisë Speciale, akuzohen për lejimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Parkut Nacional të Sharrit në Prizren.

Kurse sot nga Prokuroria Themelore e Ferizajt është bërë e ditur se janë arrestuar shtatë persona, janë bastisur 10 lokacione dhe se aksioni “Brezovica” është duke vazhduar.

Tashmë zyrtarët policorë kanë nxjerrë tw prangosur jashtë objektit të ministrisë edhe zyrtarin Bedri Halimin.

***

Zyra për Informim të Policisë së Kosovës, në një deklaratë për "Bota sot" ka konfrimuar se Drejroria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion, i cili është vazhdimësi e hetimit të rastit "Brezovica".

"Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejroria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion, i cili është vazhdimësi e hetimit të rastit "Brezovica". Ky operacion shtrihet në dy rajone, atë të Ferizajit dhe Prishtinës, ku përfshihen disa lokacione. Informacione shtesë do të jepen pas përfundimit të operacionit", thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

7 të arrestuar në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Tashmë janë arrestuar edhe shtatë persona në operacion “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të ministrisë ndërsa pesë të tjerë janë qytetarë.

Aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Aksioni ka të bëjë me ndërtimet në Brezovicë e që është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit ku ishin arrestuar 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës. 

7 të arrestuar në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Arrestohen shtatë persona në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit

Janë arrestuar shtatë persona në aksionin që po zhvillohet për rastin “Brezovica”.

Dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe pesë të tjerë janë qytetarë.

Aksioni për ndërtimet në Brezovicë është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Vazhdon aksioni i policisë tek ministria e Mjedisit

Policia është duke vazhduar bastisjen tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Aksioni i policisë është vazhdimësi e rastit “Brezovica”.

Tashmë para objektit shihen edhe forca policore.

Aksioni për ndërtimet në Brezovicë është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Deri më tani siç ka treguar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari nuk ka të arrestuar.

Deri më tani Jashari tregoi se nuk ka të arrestuar.

Image
Vazhdon aksioni i policisë tek ministria e Mjedisit

“Po, është duke vazhduar aksioni. Aksioni është duke vazhduar në 10 lokacione përfshirë edhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor. Tani për tani nuk ka të arrestuar është duke vazhduar bastisja”, ka tregoi Jashari.

Kujtojmë që aksioni policor për ndërtimet në Brezovicë ishte zhvilluar edhe në mëngjesin e 21 dhjetorit. Në këtë aksion u arrestuan 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se nga viti 2014 deri në vitin 2018 ka pranuar ryshfet – para dhe dhurata me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend zonën e Brezovicës.

Dyshohet se ai ka pranuar para në vlerë 940 mijë euro, 5 shtëpi vikendi në vlerë 300 mijë euro, dhe një veturë në vlerë prej 78 mijë euro, për një shumë të përgjithshme 1 milion e 318 mijë euro.

Image
Vazhdon aksioni i policisë tek ministria e Mjedisit

***

Polica e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në rajonin e Prishtinës dhe të Ferizajt. 

Ky aksion është vazhdimi i aksionit “Brezovica”, kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, për shkak se siç ka thënë ai, aksioni është duke vazhduar.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion, i cili është vazhdimësi e hetimit të rastit “Brezovica”. Ky operacion shtrihet në dy rajone, atë të Ferizajit dhe Prishtinës, ku përfshihen disa lokacione. Informacione shtesë do të jepen pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Kelani.

***

Aksioni i 21 dhjetorit që lidhet me ndërtimet në Brezovicë po vazhdon sot në 3 qytete, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Gjatë këtij aksioni janë duke u bastisur rreth 10 lokacione, në mesin e tyre edhe disa zyra të ndryshme në Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

Kjo bastisje e policisë është vazhdim i aksionit të 21 dhjetorit të vitit që ka të bëjë me ndërtimet në Brezovicë, ku u arrestuan 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat