Çun Lajçi merr një lajm të hidhur nga nipi i tij, i vdes një familjar

Aktuale

Çun Lajçi merr një lajm të hidhur nga nipi i tij, i vdes një familjar

Nga: A.ZH Më: 6 janar 2022 Në ora: 17:12
Aktori Çun Lajçi ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij.

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij.

Në një postim në Facebook, ai ka prekur me fjalët për vëllanë e tij, duke thënë se lajmin për vdekjen e tij ia dha nipi i tij, Zeneli, përcjell Bota sot.

Positmi i plotë i tij në Facebook:

Sa e thjesht jeta. 

Dje po kthehesha nga Rugova me dy mendje: S’po shkoj sot, po e la për nesër, se mbase nesër s’do t’i ketë djemtë e vajzat e mërgimit pranë, e unë ia heq mallin.

Por e sotmja s’qenka dje!

E sotmja paska qenë vdekje për tim vlla!

Lajq m’shkruen Zeneli, nipi

Po?

Vdiq Isuf Alia!

Sa e thjesht jeta dhe sa gabim kur t’sotmën e len për nesër! 

Dje isha me ia pa vllazninë ndër vorre

Nesër do t’shkoi edhe atij vorrin me ia pa!

Pusho im vlla, se boll je lodhë atyne krepave!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat