Koalicioni me PDK-në/ Reagon kunati i Albulena Haxhiut, ja çfarë thotë për Vetëvendosjen

Aktuale

Koalicioni me PDK-në/ Reagon kunati i Albulena Haxhiut, ja çfarë thotë për Vetëvendosjen

Nga: P.R Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:30
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje në Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, Riad Shatri, sipas të cilit PDK-së do i takojë pozita e nënkryetarit të komunës dhe katër drejtori, ndërkaq partia fituese e zgjedhjeve do të udhëheq me drejtoritë të tjera.

E ndaj këtij koalicioni ka reaguar anëtari i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi njeherit edhe kunat i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Ata që i humbën zgjedhjet në Prishtinë, të njëjtit shesin moral! Jeni humbës merrni përgjegjësi e reflektoni se pas katër viteve vinë zgjedhjet prapë e më as në kuvend nuk ju zgjedhë kush! Koalicioni VV me PDK në Gjilan është parimor, Koalicioni LDK me PDK në Prishtinë qenka krim!”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

“Ndalne more këtë diskurs të çoroditur politikë se ky vend me këtë mensi kurrë nuk bëhet! Gerrdi. Popullorqe: "Njerzit heshtin por te sanaki ta rrasë"!”, ka shkruar anëtari i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat