“Amerika siç po shihet e ka seriozisht!”/ Familja Imeri vjen me një paralajmërim – a do të shpallen non-grata këta persona!?

Aktuale

“Amerika siç po shihet e ka seriozisht!”/ Familja Imeri vjen me një paralajmërim – a do të shpallen non-grata këta persona!?

Nga: A.M Më: 8 janar 2022 Në ora: 16:28
Joe Biden dhe Kamala Harris

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri ka reaguar pas paralajmërimit të SHBA-ve për zgjerimin e listës së zezë në Ballkan.

Në një postim në Facebook u shpreh se falënderimet për të gjitha arritjet në Kosovë i takojnë Amerikës.

Po ashtu, familja Imeri hodhi dyshime se në listën e zezë do të përfshihen edhe patriotët e rremë të Kosovës, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Falënderimet deri në këtë vit 2022 i takojnë SHBA-së për të gjitha arritjet dhe sukseset në Kosovë. Ndërsa, për regresin krimin e organizuar "falënderimet' u takojnë bandave kriminale të kamufluar me petkun e paqes dhe luftës.

Administrata e Bidenit siç po shihet ka vendosur që t’i ndëshkojë në forma të ndryshme politikanët kriminal në Ballkan dhe gjetkë.

Mbase disa shokë e miq të politikanëve të luftës nga Veriu i vendit po banojnë në listën e 'bardhë' amerikane. A do të thotë kjo që edhe 'patriotët' e rremë të Kosovës do të shpallen non grata?

Administrata e Bidenit siç po shihet e ka seriozisht me disa ballkanas (politikanë) -kriminel që sa herë kapen me ‘pelë për dore’ shkumojnë Amerika Amerika ...

të shohim pastaj a do të thonë Amerika Amerika....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat