Ministri Latifi: Nga zbatimi i masave në fuqi varen edhe vendimet në të ardhmen

Aktuale

Ministri Latifi: Nga zbatimi i masave në fuqi varen edhe vendimet në të ardhmen

Më: 10 janar 2022 Në ora: 14:03
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministrat Dr. Dafina Gexha-Bunjaku dhe Arsim Berisha qëndruan sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ata u njoftuan nga drejtori i IKSHPK-së, profesor Naser Ramadani, lidhur me punën e IKSHPK-së gjatë pandemisë COVID-19, aktivitetet e departamenteve aty dhe aktivitetet në vijim në mbikëqyrje të situatës epidemiologjike në vend.

Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij për punën që ka bërë IKSHPK gjatë pandemisë, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe të vështirë, Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara në shëndetësi, , ja ka dalë të tregojë përkushtim në mbajtjen nën kontroll të situatës epidemiologjike dhe menaxhimin e saj.

Në takim u theksua si shumë i rëndësishëm vaksinimi i popullatës si ndaj COVID-19 ashtu edhe ndaj Gripit sezonal, zbatimi i masave në fuqi dhe mbikëqyrja e plotë e situatës epidemiologjike me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në këtë kohë të qarkullimit të varianteve të ndryshëm të SARS COV-2, përfshirë edhe variantin shqetësues Omicron.

Ministri Latifi theksoi se nga zbatimi i masave në fuqi varen edhe vendimet në të ardhmen, prandaj, ai theksoi se shëndetit të qytetarëve është prioritet i parë për MSh-në, pa lënë anash edhe funksionimin e veprimtarive të tjera të rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore…, të cilat janë të ndërlidhura me zbatimin e masave kundër COVID-19.

Ministri gjatë vizitës në IKSHPK ka qëndruar edhe në laboratorët e Institutit si dhe ka diskutuar me drejtuesit e IKSHPK-së edhe për aktivitete të tjera të rëndësishme që ky institute kryen, përveç fokusit në COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat