Haziri pyetet për raportin e Kurtit dhe Osmanit - ja çfare thotë për presidenten

Aktuale

Haziri pyetet për raportin e Kurtit dhe Osmanit - ja çfare thotë për presidenten

Më: 11 janar 2022 Në ora: 00:21
Vjosa Osmani

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

I pyetur se a ka mospajtueshmëri në mes të kryeministrit Kurti dhe presidents Osmani sa i përket procesit final të bisedimeve, Haziri në dpt te Fidani në T7 ka thënë se derisa nuk ka plasur dallimi, atëherë duhet të lexohet si pajtueshmëri.

Ai shtoi se presidentja Osmani nuk është një politikane që i fsheh problemet.

“Për aq sa i njoh, me presidenten duhet me pas ose pajtueshmëri ose ka me plasë dallimi. Derisa nuk ka plasur dallimi atëherë duhet me e lexu si pajtueshmëri, sepse presidentja si politikane nuk është ajo që fsheh probleme. Ata që dinë me e menaxhu fshehjen e problemeve të brendshme, edhe menaxhimit të qeverisjes brenda VV-së, është vështirë me u lexu dhe kuptu nga jashtë”, tha Haziri. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat