“Kujt t’i drejtohem”/ Biznesmeni Burim Piraj paralajmëron ndaljen e prodhimit

Aktuale

“Kujt t’i drejtohem”/ Biznesmeni Burim Piraj paralajmëron ndaljen e prodhimit

Nga: N. Sh. Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:53
Burim Piraj

Biznesmeni dhe pronari i fabrikës “Meka”, Burim Piraj, ka paralajmëruar se së shpejti mund të ndaloj prodhimin, përshkak se mund të mbesin pa lëndën e parë.

Kjo pasi ai nuk merr shërbime nga Serbia.

Problemi është shfaqur pasi që, Ministria e Transportit ka vendosur leje për kamionët e vendeve të treta që të transportojnë mall për Kosovë, e për këto leje nuk mund të pajisen kamionët nga Maqedonia.

Ai thotë se nga Serbia nuk merr shërbime, kurse transport nga Gjermania për Kosovë nuk po mundet të gjejë për të transportuar mishin e pulës.

Reagimi i plotë:

Ministria e transportit paska vëndos leje për kamionët e vendeve të treta që transportojnë mall për në Kosovë.

Shumë mirë!

Kamionët nga Maqedonia nuk paska opsion si të pajisen me atë leje.

Kurse kamionët nga Serbia po!

Problemi është që unë nuk marr shërbime nga Serbia kurrë.

Kështu që unë transport nuk po mundem të gjejë nga Gjermani për në Kosovë për trasnportimin e mishit të pulës.

Shpejt shpejt mundem të mbes pa lëndë të parë dhe pa lëndë të parë nuk ka as prodhim!

Se di pse të gjithë ata që kanë pushtet në Kosovë kurrë nuk na pyesin neve si komunitet i biznesit qysh i kemi hallet vetëm i mbledhin taksat edhe punojnë në dëm tonin nostop!

Unë edhe blej kamion timim po për shkak të politikës unë zbrazët do ta qoj kamionin për Gjermani vetëm me marr mall për mua që më del shumë shtrenjtë.

Kujt mund ti drejtohem njezër të mirë???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat