“Platforma idiote e Vuçiqit dhe Ramës”/ Mulliqi paralajmëron qeverinë – ky është qëllimi i politikave serbe

Aktuale

“Platforma idiote e Vuçiqit dhe Ramës”/ Mulliqi paralajmëron qeverinë – ky është qëllimi i politikave serbe

Nga: A.M. Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:37
Aleksandar Vuçiq

Analisti politik, Skender Mulliqi ka komentuar politikat që shteti serb po i zbaton në krye me Aleksandër Vuçiqin.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se ideja serbomadhe është bërë faktor jo stabiliteti politik dhe ushtarak në rajon.

Gjithashtu, Mulliqi kërkoi që në asnjë mënyrë shteti i Kosovës të mos e përkrah Ballkanin e Hapur, pasi sipas tij kjo është një platformë idiote, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, nga Serbia u lansua ideja “Për një popull, për një shtet dhe për një lider”, e cila përfundoi me shpërbërjen më dhunë të ish-Jugosllavisë. U vranë me mijëra njerëz, u shkatërruan shumë prona dhe me miliona njerëz ikën nga vatrat e tyre shekullore. Udhëheqësi i gjithë kësaj, krimineli i luftës, Sllobodan Millosheviqi përfundoi në Gjykatën e Hagës për Krime të Luftës, i cili nuk e priti gjykimin për krimet monstruoze të bëra. Nëse Millosheviqi shkoi në Hagë, nuk përfundojë atje edhe ideologjia në emër të së cilës u shkaktua gjenocidi. Sa kaloi koha koncepti hegjemonist i luftës u mbajtë gjallë, por tash natyrisht me lider të ri, me Aleksandër Vuçiqin në krye të Serbisë. U ngjallën ideologjitë e mykura serbe “Aty ku është një serb është Serbi”. Apo lindi se fundi ideja perfide serbomadhe e quajtur “Ballkani i Hapur’ i Ramës dhe Vuçiqit. Nëse pas 30 vitesh nuk ekziston ushtria jugosllave, për të realizuar idetë e tilla shoviniste serbe, në funksion si gjithmonë janë vënë Kisha Ortodokse Serbe me mediet e tyre propaganduese. Kjo politikë ekspanisonite klerofashiste ka bërë që Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova të kërcënohen me luftë nga Serbia. Ideja serbomadhe është bërë faktor jo stabiliteti politik dhe ushtarak në rajon. Metodat mund të ndryshojnë por qëllimi i politikave serbe mbetet i njejtë, gllabërimi i tokave të huaja dhe atyre shqiptare. Është koha e fundit që bota demokratike së bashku më popujt liridashës të shkatërrojnë përfundimisht idetë e tilla, edhe të Ballkanit të Hapur, ku fshihet synimi i dominimit të Serbisë na Ballkanin Perëndimor. Nuk guxojmë ne si popull të shkelim mbi platformën idiote të Ballkanit të Hapur, të cilën po këmbëngulin ta realizojnë binomi, Rama – Vuçiq…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat