Foto ekskluzive e paparë nga luftimet e “Grupit Kumanova” me forcat maqedonase! Mirsad Ndrecaj i vrarë dhe Samid Kastrioti!

Aktuale

Foto ekskluzive e paparë nga luftimet e “Grupit Kumanova” me forcat maqedonase! Mirsad Ndrecaj i vrarë dhe Samid Kastrioti!

Nga: I. M. Më: 11 janar 2022 Në ora: 19:28

Për herë të parë janë shfaqur fotot e dy pjesëtarëve të “Grupit Kumanova” të vrarë gjatë përballjes me forcat serbe.

Sipas autorit të postimit, thotë se është motivuar ta publikojë foton për shkak se shumë njerëz kanë spekuluar se Mirsad Ndrecaj është dorëzuar tek forcat sllavomaqedonase.

Por, miq të Mirsad Ndrecajt, mendojnë se rrjedhja e fotos ka një qëllim me vete. Pasi, siç vlerësojnë ata në trupin e Mirsad Ndrecajt nuk shihet se ka gjak, pavarësisht goditjes me plumba, pra sikur pa asnjë plumb, aq sa mund të vërehet nga fotoja. Përkundrazi ata mendojnë se pasi është mbytur në ndonjë mënyrë tjetër, i është hedhur dheu sipër trupit.

Pra, sipas tyre mund të ishte një inskenim.

Sidoqoftë deri më tash, që kur ka ndodhur ai konflikt i armatosur, nuk ka pasur asnjë foto të pjesëtarëve shqiptarë të vrarë në vendngjarje në lagjen e “Trimave” në Kumanovë.

Image
Foto e paparë nga luftimet e “Grupit Kumanova”, Mirsad Ndercaj i vrarë dhe Samid Kastrioti!

Lexojeni tekstin e postimit të një autori anonim, që besohet se jeton në SHBA.

Dilni e kërkoni falje ju që thatë se Mirsadi është dorzu.

Dëshmorët Mirsad Ndreca dhe Samid Kastrioti

Foto e cila del për herë të parë në Opinion.

Mirsad Ndreca komandant "Nato" i vrarë gjatë luftimeve dhe jo pasi u dorëzua siç thonë patriotët e facebookut.

Tek Mirsadi nuk ekzistonte fjala "Dorëzim", ai luftoi deri momentin e fundit të jetës së tij ashtu si që bënte gjithmonë bashkë me shokët e tij.

Afër trupit të Mirsadit është trupi i dëshmorit Samid Kastriotit.

Lavdi dhe respekt për ata burra që u ndodhën në Lagjen e Trimave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat