MPJD: Të aksidentuarit në Serbi kanë vazhduar udhëtimin drejt Sllovenisë

Aktuale

MPJD: Të aksidentuarit në Serbi kanë vazhduar udhëtimin drejt Sllovenisë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:49
Autobusi Zhitia Turist

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se qytetarët e aksidentuar në mbrëmjen e së martës në Krushevc të Serbisë, të cilët po udhëtonin tranzit me autobusë drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor me përjashtim të një udhëtareje, e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat.

MPJD-ja nëpërmjet një komunikate ka theksuar se me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga zyra jonë Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore. Nga komunikimi me Qendrën Spitalore ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve”, thuhet në komunikatë.

MPJD-ja falënderon autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat