Ramush Haradinaj e fton në debat Albin Kurtin

Aktuale

Ramush Haradinaj e fton në debat Albin Kurtin

Më: 12 janar 2022 Në ora: 21:42
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për çështjen se 56 mijë qytetarë të vendit kanë aplikuar për vizë pune në Gjermani, vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit 2021.

Haradinaj, madje për këtë çështje e ftoi Kurtin në debat që diskutojnë lidhur me këtë temë.

“E kisha thirrë kabinetin qeveritar edhe i kisha mërdhi pak. Unë kam shkuar në stacionin e autobusëve kur ka pasë kësi lloj situatash, edhe në Merdare. E ftoj Kurtin në debat, në studio, edhe ai le të ma përmend tokën e Gllogjanit, është njëfarë krenarie, kur në oborr tëndin ti je aty”, tha ai.

“I tregoj Kurtit që e ka pasë në tavolinë krejt projektin e përpiluar në bashkëpunim me USAID që me faturu energjinë në Veri. Zotëri Kurti, është mjaft i dështuar në çështjen e energjisë. 56 mijë njerëz po shkojnë në Gjermani në kohën e Kurtit për vizë pune. Edhe mos me dalë kryeministri me dhënë ndonjë prononcim është e çuditshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat