Rama flet për ofertën ndaj Vitisë për Drejtor të Shëndetësisë: Ishte e sinqertë

Aktuale

Rama flet për ofertën ndaj Vitisë për Drejtor të Shëndetësisë: Ishte e sinqertë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 23:52
Përparim Rama dhe Arben Vitia

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se oferta e tij ndaj kundërkandidatit të LVV-së për kryetar të kryeqytetit, Arben Vitisë, për Drejtor të Shëndetësisë në këtë institucion, ishte e sinqertë.

I pyetur për atë se pse nuk ka marrë një përgjigje nga Vitia, Rama u shpreh se kjo pyetje do të ishte më mirë t’i bëhej ish-ministrit të Shëndetësisë personalisht.

“Kjo ka qenë ofertë e sinqertë, normal gjithkush i merr vendimet e veta, do të ishte më mirë ta pyetnit atë. Të gjitha propozimet që i kam bërë kanë qenë në relacion me aspektin profesional, ai ka kryer punë të mirë kur ka qenë më parë. Jam i hapur për biseda, kam qenë i hapur më të gjitha partitë për njerëzit profesional që i kanë për të formuar ekip në transformimin e Prishtinës, sepse qytetarët e meritojnë”.

Rama ka theksuar se Vitia nuk e ka telefonuar për ta pyetur për gjendjen shëndetësore, pasi ky i fundit është prekur me COVID-19 ditë më parë.

“Nuk kam marrë telefonat ende, me siguri i kanë edhe punët e veta, me siguri do të më thërras së shpejti, nuk kam problem në këtë aspekt, po e shihni se jam mirë”, ka thënë Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat