LDK e PDK bashkëqeverisin në këtë komunë, ndajnë edhe drejtoritë

Aktuale

LDK e PDK bashkëqeverisin në këtë komunë, ndajnë edhe drejtoritë

Nga: A.SH Më: 13 janar 2022 Në ora: 12:56
Foto nga takimi

LDK dhe PDK kanë nënshkruar marrëveshje që të bashkëqeverisin së bashku në Pejë.

Këtë e bëri të ditur nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti përmes një shkrimi në Facebook.

Ata madje kanë ndarë edhe drejtoritë.

“Në bazë të kësaj marrëveshje, LDK do të udhëheq me dhjetë drejtori, ndërsa PDK me katër drejtori”, thotë Haliti.

Postimi në Facebook:

Sot me Gazmend Muhaxherin nënshkruam marrëveshje që LDK dhe PDK të bashkëqeverisin në Pejë edhe për katër vitet e ardhshme.

Në bazë të kësaj marrëveshje, LDK do të udhëheq me dhjetë drejtori, ndërsa PDK me katër drejtori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat