Zëvendëskryeministrja me veturë zyrtare shkon për të pirë kafe

Aktuale

Zëvendëskryeministrja me veturë zyrtare shkon për të pirë kafe

Nga: A.M. Më: 13 janar 2022 Në ora: 19:04
Emilia Rexhepi

Shpesh herë kemi raportuar për keqpërdorimin e veturave zyrtare.

Ka pasur raste, kur veturat zyrtare janë përdorur nga personat zyrtarë edhe gjatë pushimeve vjetore.

Gazeta  “Bota sot”, i ka siguruar një fotografi ku shihet një veturë zyrtare, e cila është parkuar në një vend ku nuk lejohet një gjë e tillë.

Siç mësohet, kjo veturë i përket kabinetit qeveritar (Kodi 3Z i veturës).

Ndërkaq, mësohet se kjo veturë shfrytëzohet nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi.

Po ashtu, mësohet se zëvendëskryeministrja Rexhepi gjatë kësaj kohe ka pirë kafe në njërin nga lokalet që gjenden në Shadërvan.

Ndryshe, sipas vendimit të komunës së Prizrenit, në Shadërvanin e këtij qyteti nuk lejohen veturat gjatë orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 22:00.

Image
Vetura zyrtare
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat