A do të dalë së shpejti Hashim Thaçi para gjykatës speciale, dhe çfarë do të mund të dëshmohet në këtë proces? Çfarë do të mund të zbulojë gjykimi i tij, kush ishin viktimat e tij rivale politike, kundërshtarët dhe në anën tjetër vetë bashkëpunëtorët e tij? Këto janë disa nga pyetjet e parashtruara nga familja Imeri, në faqen e Facebookut, me emrin e të ndjerit, viktimë e dhunës politike të udhëhequr nga Hashim Thaçi.
Sipas këtyre informacioneve gjykimi do të duket si një lloj seriali, me zhvillime dramatike, pjesë-pjesë, “kryeprotagonisti “Gjarpni””, do të zbulohet se si ishte treguar brutal në shfaqjen e tij ndaj bashkëkombësve të tij.
Në vijim lexojeni tekstin e plotë të familjes Imeri:
Viti 2022 do të jetë një vit historik! Vit historik se Kosova do të mësojë të vërtetën e shpalosur me fakte nga prokurorët amerikan të Dhomave të Posaçme.
-Do të mësojmë se kush në të vërtetë ishte, komandant “Gjarpni”.
Biografia me 'mistere' dhune, gjakderdhje dhe vrasje të rivalëve politik do të shfaqen në ekranet televizive
-do të shpalosen historira të trishtuara; sesi “Gjarpni” gjatë të gjitha proceseve i paska kafshuar, shokët dhe bashkëpunëtorët.
-këtë do ta dëshmojnë zhvillimet në këtë vit historik...
Do të shohim në çdo etapë se si e ka urdhëruar dhe organizuar luftën speciale ndaj kundërshtarëve politik...
Si do t'i përjetojnë kafshimet e “Gjarprit” qyqarët (bashkëpunëtorët) e tij?
Do të jetë episod special dhe maratonik e shikuar me ëndje...
Si do ta shijojnë helmin e “Gjarpnit”, shokët e tij, do të jetë një episod tjetër me pasoja afatgjata...
Do të ketë episode të shumta: kryeprotagonisti “Gjarpni” do të jetë një shembull për brutalitetin e shfaqur ndaj bashkëkombësve të tij në të gjitha aspektet...
Gjykata Speciale shpëtoi Kosovën nga ndarja.