Në shkrimin e djeshëm e shpjeguam se si u ‘infektua’ inteligjenca, dhe si një pjesë e saj u bë shkaktare e lëmshit të së keqes në Kosovë, duke e ndihmuar fuqizimin e krimit të organizuar nëpërmjet politikës.
Në këtë shkrim po ofrojmë disa të dhëna për abuzime me detyrën, dhe se si një ‘treg’ akademik funksionon, pa dhënë llogari fare për shkeljet flagrante.
Ka dyshime të bazuara se në Kosovë qarkullojnë diploma doktorature të marra me para. Dyshimet janë ngritur për abuzime akademike, pasi disa ‘ndërmjetësues’ nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ka disa vite që po ofrojnë punime doktoratash nga Universiteti për Librari, Biznes dhe Teknologji Informative në Bullgari, me çmime të volitshme 10.000-15 mijë euro.
Gjithashtu si shpërblim, këta ‘studiues’ nga Kosova, ‘doktorohen’ pa pasur nevojë të qëndrojnë me qëllim studimi në Bullgari apo ta njohin gjuhën bullgare, ruse apo atë angleze.
Me këto doktorata, ata pastaj hyjnë edhe në universitete. Kuptohet që ka raste edhe të doktorimit pa pagesa.
Por, si është e mundur që të mos ketë hetime për dyshime për vjedhje shkencore, plagjiate dhe keqpërdorime të tjera, për vite të tëra.
Disa e kanë gjetur mundësinë që të doktorojnë edhe në Ukrainë, por se kush mund t’i verifikojë në mënyrë të besueshme, mbetet të shihet.
Tituj dhe punime shkencore me ‘zbulime’ të harruara!
Në vijim do t’i shpalosim disa raste të “arritjeve” shkencore, të atyre që po promovojnë këso lloj ‘vlerash’ duke iu dhënë mundësi punësimi në universitet.
Prof.Dr.Sc. Behxhet Mustafa në shkrimin e tij nën titullin, “Dukuria e përvetësimit të rezultateve në Departamentin e Biologjisë”, e akuzon Fadil Millaku se në punimin e titulluar “Carduus thoemeri, lloj i ri për florën e Kosovës” i botuar më 1998 në Buletinin (Nr.12, faqe 79-81) të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Universitetit të Prishtinës, konstatonte se lloji Carduus thoemeri është lloji i ri për Kosovë.
“Autori këtë lloj e (ri)zbuloi gjatë hulumtimeve të kryera për punimin e Magjistraturës. Mirëpo ky lloj në Kosovë para se z. Fadil Millaku ta “zbulonte” ishte përshkruar hiç më pak se 29 vite më parë nga botanisti Von Gerfried H. Leute gjatë një ekspedite që kishte në vitin 1969 në vendet e ish-Jugosllavisë. Rezultatet e këtij hulumtimi janë të botuara në revistën Ann. Naturhistor. Mus. Ëien nr. 81 faqe 75-105 të vitit 1979 që titullohet “Ergebnisse einer botanischen Sammelreise durch das südliche Jugoslaëien im Jahre 1969”.
Millaku, bashkë me studiuesit Haziri, Rexhepi e Krasniqi, sërish e zbulojnë një lloj të ri endemik të florës, kësaj here kishin dalur në Maqedoni për kërkime. Por, rezultatet siç do të dëshmonte Prof.Dr.Mustafa, në të vërtetë, kishin qenë të zbuluara paraprakisht, gati rreth dy dekada para ‘zbulimit’ nga katër autorë, studiues.
“Në vitin 2009 z. Agim Haziri (mentor i të cilit ishte z. Fadil Millaku) në bashkautorësi me F. Millaku, F. Rexhepi dhe E. Krasniqi e publikuan një punim në revistën shkencore Journal of Plant Breeding and Crop Science Vol 1 (7) faqe 270-272 me titull Galinsoga ciliata lloj i ri për florën e Maqedonisë, Titulli origjinal “(Galinsoga ciliata (RAF.) Blake (Asteraceae): A neë species for the flora of Macedonia)”.
Mirëpo ky lloj ishte zbuluar 19 vite më parë pikërisht në vitin 1990 nga autorët Vlado Matevski dhe Mitko Kostadinovski dhe i publikuar në Buletinin e Institutit të Biologjisë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi – Shkup, me titull “(Galinsoga ciliata (Raf.) Blake Nov vid za adventivnata flora na Makedonija)” Libri 41-42, faqe 191-195.”, shkruan Mustafa në ankesën e tij publike.
Ai thotë se autorët Agim Haziri, Fadil Millaku dhe Elez Krasniqi dhe në punimin “Genus Galinsoga Ruiz & Pavon (Asteraceae) in Macedonian flora” i botuar në SEEU REVIEË Vëllimi 4, nr 1. 2008 faqe 85 (folderi 5) e trajtuan llojin Galinsoga ciliata, që sipas tyre ishte lloj i ri.
Profesori Mustafa beson se këta persona kanë arritur tituj shkencorë dhe kanë fituar thirrje universitare duke i shfrytëzuar këto ‘zbulime’. “Këto të dhëna janë vetëm një pjesë e keqpërdorimeve të zotërinjve të lartshënuar. Edhe pse këtyre disa herë iu është tërhequr vërejtja në Departament se po manipulojnë me rezultate, mund dhe djersë të autorëve të tjerë dhe iu është sugjeruar që ta ndërpresin këtë shprehi ata prapë po vazhdojnë me këtë avaz që si duket nuk ka të ndalur”, thuhet në shkresën e Mustafës (http://elezkrasniqi.blogspot.com/2017/05/dukuria-e-pervetesimit-te-rezultateve.html).
Kandidati, Nimani vëllai i Artan Nimanit, rektor në Universitetin e Gjakovës
Të bëmat e profesorit Millaku, do të vazhdonin edhe më tej.
Në vitin 2020, Rektor Millaku në kundërshtim me nenin 173 pika 1.1 të Statutit të Universitetit dhe Rregullores për procedurat përzgjedhëse të personelit akademik, e ka punësuar Petrit Nimanin, mësimdhënës për lëndët administrative.
Kandidati, Nimani vëllai i Artan Nimanit, rektor në Universitetin e Gjakovës, ka konkurruar me një dëshmi doktorate në “University of Library Studies and Information Technologies” (Universiteti për studime bibliotekare dhe teknologji informative), i cili “universitet”, sipas dëshmive të gazetës, në asnjë vend të Bashkimin Evropian nuk njihet si i tillë, por si një shkollë e lartë, që ka vetëm dy fakultete, “Faculty of Library Studies and Cultural Heritage” dhe “Faculty of Information Sciences” (https://ëëë.unibit.bg/en/about-unibit/administrative-units/faculties).
Natyrisht që fakultetet kanë disa departamente si: Departmenti "Library Sciences", "Library Management", "Book and Society", "Cultural and Historical Heritage", Departmenti "Information systems and technologies", "Communications and security" dhe departmenti "Computer Sciences" (https://ëëë.unibit.bg/en/about-unibit/administrative-units/departments).
Pra, është e qartë që ky ‘universitet’ nuk ka studime juridike edhe as program shkencor “administrativ”, “juridik – penal” apo të “shkencave të sigurisë kombëtare”, me të cilën përgatitje kërkoheshin punësime në Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.
Rektori Fadil Millaku do të kryejë një shkelje të pashembullt në punësimin për ligjërimin e lëndëve penale. Kështu në vend të Fatos Hazirit e ka punësuar Orhan Çekun. Haziri kishte studime adekuate master dhe të doktoratës në Universitetin e Prishtinës, me përvojë akademike, me punime profesionale të botuara në revistat e indeksuara sipas udhëzimit përkatës administrativ të MASHT-it, me monografi të botuar sipas rregullores së UHZ-së dhe me raport pozitiv të komisionit vlerësues dhe të publikuar sipas ligjit në ëebfaqe të UHZ-së. I punësuari Çeku ka master në drejtimin financiar dhe një doktoratë të përfunduar, siç i pamë vlerësimet në Universitetin për Librari, Biznes dhe Teknologji Informative- që nuk ka përputhshmëri me studimet juridike në asnjë vend të Bashkimit Evropian, dhe fare hiq me studimet tona juridike - penale.
Shpërndarja masive e diplomave joadekuate nga Ukraina dhe Bullgaria në Kosovë përkatësisht dhënia e titujve akademik pa arsimimin përkatës të personave te përzgjedhur kryesisht me influence politike (që mund të ndikojnë edhe në nostrifikimin e tyre), padyshim se ka për qellim komprometimin dhe shkatërrimin e vlerave dhe të sistemit tonë akademik!!!
Pas punësimeve edhe avancimet në pozita
Po ashtu rektori Millaku besohet, në bazë të dëshmive-padisë, për mësimdhënës të lëndëve civile, në vend të Egzonis Hajdarit është punësuar Ardit Gashi, që besohet se është një tezak i rektorit.
Hajdari i ka të kryera studimet e doktoratës në Turqi me 240 ECTS, njohës i dy gjuhëve të huaja, ka përvojë akademike, punime profesionale të botuara në revista të indeksuara sipas udhëzimeve të MASHT-it, një monografi shkencore të botuar sipas rregullores së UHZ-së, është vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Vlerësues, i cili rezultat është publikuar në ueb faqe të UHZ-së, por iu hoq e drejta e fituar.
Në vend të Hajdarit, më pas u punësua Ardit Gashi, me një doktoratë të përfunduar me 60 pikë më pakë se Hajdari, me 180 ECTS, pa asnjë monografi të botuar sipas kudhteve të përmendura dhe me vetëm një punim të botuar si koautor në një fushë krejtësisht tjetër profesionale me profilin e tij akademik.
Nuk përfundoi me kaq përfitimi i këtyre dy protagonistëve që përfituan në mënyrë të dyshimtë vende pune. Kështu Orhan Çeku u bë Prodekan i Fakultetit Juridik dhe Petrit Nimani, përgjegjës për monitorimin e zbatimit të planit të punës në Fakultetin Juridik dhe koordinator për organizimin e një konference shkencore në nivel të universitetit.
Pas pak muajsh, Nimani u emërua ushtrues detyre Dekan i Fakultetit Juridik, ndërsa si për habi, djali i rektorit të Pejës u punësua në Universitetin e Gjakovës, ku rektor është vëllai i Petrit Nimanit, Artan Nimani. / Fund