Edita Tahiri pas presionit të QUINT-it: U desht t’i kërkonit Serbisë që ta heq Kosovën nga Kushtetuta

Aktuale

Edita Tahiri pas presionit të QUINT-it: U desht t’i kërkonit Serbisë që ta heq Kosovën nga Kushtetuta

Nga: A.ZHa Më: 14 janar 2022 Në ora: 17:10
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë Edita Tahiri, ka komentuar për presionin e shteteve të QUINT-it ndaj institucioneve të Kosovës, për të lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Ajo ka thënë se QUNIT-i është dashur të kërkonte nga Serbia që të heqte Kosovës nga Kushtetuta e saj, e jo t'i bënte presion vendit për referendumin serb, përcjell Bota sot.

Komentet Tahiri i bëri në një postim në Facebook.

"Shtetet e Quint-it u desht të kërkojnë nga Serbia që ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj, dhe jo t'i bëjnë presion Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë!", ka shkruar Edita Tahiri./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat