​PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, Tahiri tregon arsyet

Aktuale

​PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, Tahiri tregon arsyet

Më: 14 janar 2022 Në ora: 19:23
Nënkryetari i PDK-së, Abelard Tahiri

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në lidhje me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Nënkryetari i PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media, tha se kjo seancë është e panevojshme dhe se mazhoranca po tenton që t'i shmanget përgjegjësisë.

"Qëndrimi ynë tashmë është i njohur, ku mbajtja e referendumit përbën shkelje të sovranitetit dhe integritetin e vendit tonë. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e QUINT-it dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha Abelard Tahiri.

"PDK e sheh krejt të panevojshme mbajtjen e kësaj seance dhe nuk do të marrë pjesë. E konsiderojmë të panevojshme dhe përpjekje për shmangie të përgjegjësisë", ka deklaruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat