AAK-ja tregon a do të marrë pjesë nesër në seancën e jashtëzakonshme

Aktuale

AAK-ja tregon a do të marrë pjesë nesër në seancën e jashtëzakonshme

Më: 14 janar 2022 Në ora: 19:45
AAK

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se nesër  në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në këtë seancë.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka tha se do të marrin pjesë në këtë seancë.

“Po AAK do të marrë pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme”, tha Blaka.

Kujtojmë se PDK-ja përmes një konferencë për media bëri të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme ku pritet të diskutohet mbi referendumin serb në Kosovë. Ndërsa nga LDK-ja kanë bërë të ditur se nesër do të mblidhet grupi parlamentar I LDK-së për të vendosur nëse do të marrin pjesë në seancë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat