12-vjeçarja nga Prishtina rrëfen momentin se si u sulmua nga qentë endacakë

Aktuale

12-vjeçarja nga Prishtina rrëfen momentin se si u sulmua nga qentë endacakë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:35
Pamje nga video

M.K, 12-vjeçare, të premten u sulmua nga qentë endacakë në qendër të Prishtinës.

Sipas saj ishin gjashtë qenë që iu vërsulen, derisa ajo po shkonte për ta marr vëllain nga shkolla.

Vajza u dërgua për tretman mjekësor në Emergjencë.

Sipas drejtorit të Emergjencës Naser Syla gjendja e vajzës është e mirë veçse 12 vjeçarja ka pësuar stres nga rasti që i ka ndodhur.

Një apel për institucionet e pati nëna e vajzës, e cila kërkoi nga komuna që të gjejë një zgjidhje për këtë problematikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat