(E plotësuar) - Një tërmet është regjistruar para pak minutash në Shqipëri.
Lëkundjet ishin me magnitudë 4,8 dhe epiqendra e tërmetit ishte 12 km nga qyteti i Pukës.
Tërmeti është ndier edhe në Tiranë e Lezhë, si dhe në Kosovë.
Thellësia e lëkundjeve, sipas IGJEUM-it ishte 10 km.
***
Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë para pak minutash.
Dridhjet me shkallë Rihteri 4.8 ndihen edhe në Kosovë.
Deri tani nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo të lënduar.
Epiqendra e tërmetit ishte në Lumbardhë, qarku i Shkodrës.