Pse u çart Petkoviqi pasi Policia e Kosovës arrestoi koordinatorin e referendumit serb? Ish-agjenti tregon detaje të reja

Aktuale

Pse u çart Petkoviqi pasi Policia e Kosovës arrestoi koordinatorin e referendumit serb? Ish-agjenti tregon detaje të reja

Nga: N. Sh. Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:40
Petar Petkoviq

Mbrëmë Policia e Kosovës, ka arrestuar koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve Marko Jankoviq në vendkalimin administrativ Merdare rreth orës 22:30, pa asnjë bazë ligjore ose vepër penale.

Mirëpo, sot i njëjti është liruar.

Por, për arrestimin e tij ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.

Sipas deklaratës, “Jankoviq ishte i shoqëruar nga dy kamionë që transportonin materialin zgjedhor të KQZ-së për referendumin e ardhshëm në Kosovë”.

"Koordinatori i KQZ-së është dërguar në drejtim të panjohur. Në të njëjtën kohë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë konfiskuar dy kamionë që transportonin material zgjedhor dhe kanë arrestuar drejtuesit e kamionit, si dhe shoferin e Jankoviqit. Me urgjencë kam njoftuar përfaqësuesin special për dialogun ndërmjet Beogradi dhe Prishtina, Miroslav Lajçak, dhe kërkuan që Jankoviq dhe tre shoferë të lirohen, ky është një skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”, ka thënë në një deklaratë drejtori i Zyrës për Kosovë, transmeton "Bota sot".

Siç theksohet, “në vendin e ngjarjes është dërguar menjëherë një oficer ndërlidhës serb për t’iu ardhur në ndihmë të arrestuarve”.

“Koordinatori i KQZ-së dhe kamionët me material për referendumin u nisën sonte për t'ia dorëzuar materialin përfaqësuesve të misionit të OSBE-së të ngarkuar me organizimin e aktiviteteve të referendumit. Mirëpo, në vend të përfaqësuesve të OSBE-së që informuam me një shkresë zyrtare sot, përfaqësuesit tanë ishin misioni i OSBE-së në Kosovë ishte i obliguar që sonte të merrte përsipër materialin zgjedhor në përputhje me mandatin e tij në terren, por edhe gatishmërinë e tij për organizimin e referendumit, siç u njoftuam me një letër të datës 22 dhjetor të vitit të kaluar. Megjithatë, sonte misioni i OSBE-së jo vetëm që nuk ka marrë përsipër materialin e referendumit, por as nuk është paraqitur në Merdar, ku është dashur ta marrë materialin, siç është bërë çdo herë deri më tani në proceset e mëparshme zgjedhore”, thuhet në njoftim.

Pas reagimit të Petkoviqit ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se kanë ndërruar gjërat, duke treguar kështu se pse është çartur ai në reagimin e bërë.

Sipas Miftarit, qeveritë e kaluara i kanë ndihmuar Serinë në mbajtjen e zgjedhejve ilegale në Kosovë.

“Kanë ndërru senet!

Çartet’ Petkoviq, Policia e Kosovës arreston koordinatorin që po e sillte materialin e referendumit Serb!

------

Normal se çartet tani Petkoviçi, pasi në qeveritë e kalume shumica qeveri të korruptuara dhe pro-serbe të Kosovës, policia e Kosovës policia politike e PDK-LDK-AAK, i ndihmonte zyrtarët e Serbisë të mbanin zgjedhje ilegale në shtetin e Kosovës, tani kanë ndërru senet o Petkoviç tani keni përball një qeveri që mbron interesin shtetror të Kosovës e nuk mbron interesin e kumbarëve e pobratimav Serbë!”, shkruan Miftari në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat