Gërvalla: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Vuçiqit për krimet serbe, jo Kosovës

Aktuale

Gërvalla: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Vuçiqit për krimet serbe, jo Kosovës

Më: 15 janar 2022 Në ora: 15:15
Donika Gërvalla

Kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla, ka shpërndarë një shkrim të shefit të stafit të presidentes, Vjosa Osmani, ku shihen deklarimet e zyrtarëve të shtetit serb teksa mohojnë Masakrën e Reçakut.

Gërvalla thotë se ndërkombëtarët nuk duhet t’i bëjnë presion Kosovës për të lejuar një referendum ilegal të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Nuk është Kosova ajo që duhet të vihet nën presion nga miqtë e saj për të lejuar një referendum ilegal serb në tokën e saj”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo thotë se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presioni presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, që të kërkojë falje dhe të hetojë krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë që janë kryer nën dijeninë e Vuçiqit.

“Në vend të kësaj, aleatët tanë duhet t’i bëjnë presion Vuçiqit që të rrëfejë, të kërkojë falje dhe të hetojë krimet e luftës serbe në Kosovë në dijeninë tij. Është shumë e vonuar”, ka shkruar Gërvalla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat