23 vjetori i maskarës së Reçakut, OSBE: Ishim dëshmitare e krimeve të tmerrshme të kryera

Aktuale

23 vjetori i maskarës së Reçakut, OSBE: Ishim dëshmitare e krimeve të tmerrshme të kryera

Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:22
William Walker.

Misioni i OSBE në Kosovë ka përkujtuar masakrën e Reçakut, në 23 vjetorin e saj, duke thënë se ky mision ishte dëshmitar i krimeve të tmerrshme të kryera atje.

OSBE përkujton se këto krime kanë mbetur të pandëshkuara ende.

“23 vjet më parë OSBE ishte dëshmitare e krimeve të tmerrshme të kryera në Reçak, të cilat mbeten të pandëshkuara edhe sot e kësaj dite. Ne bashkohemi në pikëllimin për viktimat dhe nderojmë kujtimin e tyre”, thuhet në një psotim të OSBE-së në Twitter.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në Komunën e Shtimes.

Krimet e kryera në këtë fshat i kishte dokumentuar kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker.

Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat