Beogradi tërhiqet nga referendumi/ Analisti nga Amerika: Kështu mbrohet shteti i Kosovës

Aktuale

Beogradi tërhiqet nga referendumi/ Analisti nga Amerika: Kështu mbrohet shteti i Kosovës

Nga: A.M. Më: 15 janar 2022 Në ora: 23:59
Kuvendi i Kosovës

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj ka reaguar pas tërheqjes së Serbisë për referendumin në Kosovë.

Ai ironizoi me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se tani mund të votojnë në qytetet e Serbisë.

Maxharraj ‘kërkoi’ nga këto dy subjekte që për të votuar për referendumin t’i marrin me vete edhe Arben Gashin, Driton Selmanaj dhe Lutfi Hazirin, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Është mirë që sot edhe PDK të shkojë së bashku me Listën Srpska të votojë në qytetet e Serbisë.

Beogradi tërhiqet nga referendumi në Kosovë. Për ata që se dijnë apo nuk duan ta dijnë se kështu mbrohet shteti i Kosovës.

Serbët e Kosovës mund të votojnë vetëm në qytetet jashtë Kosovës, le të shkojnë nësë dëshirojnë edhe në Rusi të votojnë. Kjo është punë e tyre.

Kështu i mbyllen dyert Serbisë një nga një të cilat për dekada ua hapi Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli e të tjerët që Kosovën e kishin bërë si lodër hynin e dlilnin kur dëshironin pa i pengu askush.

Por, mendoj se PDK ia mbajti krahun për dekada Listës Srpska.

Por sot ne seancën e Parlamentit të Kosovës u vërejt se urrejtja patalogjike e disa deputetëve nga radha e LDK ndaj kryeministrit Kurti ishte më e madhe se urrejtja ndaj Serbisë.

Por, i kisha kërkuar PDK-së dhe Listës Srpska që për të votuar jashtë Kosovës t’i marrin me vete edhe Arben Gashin, Driton Selmanaj e bile edhe Lutfi Hazirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat