Rron Gjinovci: Serbia nuk ka më fuqi mbi Kosovën si dikur, referendumi po e bën horë

Aktuale

Rron Gjinovci: Serbia nuk ka më fuqi mbi Kosovën si dikur, referendumi po e bën horë

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2022 Në ora: 09:12
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka thënë se fakti që sot në Kosovë nuk po mbahet referendumi i Serbisë, tregon se ajo në rrafshin ndërkombëtar nuk ka më fuqi mbi Kosovën si dikur.

Ai ka thënë se referendumi që po mbahet sot mbi ndryshimet kushtetuese, e bën "horë" Serbinë në disa dimensione për shkak të Kosovës, përcjell Bota sot.

Gjinovci ka kritikuar edhe opozitën në Kosovë, duke thënë se këto parti, menduan që kryeministri Albin Kurti, po fiton poena politik për Rezolutën, e cila dje u miratua në Kuvendin e Kosovës, që shfaq kundërshtimin e Kosovës, për hapjen e kutive të votimeve për referendumin serb në Kosovë.

Reagimi i Gjinovcit në Facebook:

Opozita në Kosovë në fillim e mbështeti Qeverinë e Kosovës duke shpresu që Qeveria ka me u tërheq e me u bo horë. Kur e panë që s'e ka njet me u tërheq, ia nisën me lloj-lloj absurditete. Do nuk po shkojna në seancë, do s'ka nevojë Kuvendi mu marrë me këso çështje (me ruajtjen e sovranitetit 😀), do je ka fiton poena politik po i thonë Kryeministrit. 

Sot po mbahet referendumi jokushtetues i Serbisë. Jokushtetues sepse në Kushtetutën e Serbisë, Kosova dhe populli i saj janë pjesë e Serbisë, e referendumi nuk po mbahet për një pjesë të territorit dhe popullit të pretendum të saj. Kjo me automatizëm e bën jokushtetues këtë referendum. Fakti që referendumi nuk çohet në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, kallxon sa i kapun është shteti atje e qysh as opozitë nuk ka. Në rrafshin ndërkombëtar dëshmohet edhe njëherë qysh Serbia nuk ka ma fuqi mbi Kosovën si dikur. Ky referendum e ban Serbinë horë në disa dimensione, krejt për shkak të Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat