“Mos na e shk**** intelegjencën!”/ Veprimtari i LDK-së “shpërthen” ndaj Sallahut pas sulmit ndaj Selmanajt

Aktuale

“Mos na e shk**** intelegjencën!”/ Veprimtari i LDK-së “shpërthen” ndaj Sallahut pas sulmit ndaj Selmanajt

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2022 Në ora: 12:11
Driton Selmanaj

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Bajraj, i ka reaguar zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahut, i cili ka ka thënë se deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka shkelur betimin e deputetit, me abstenimin në seancën e jashtëzakonshme për referendumin e Serbisë në Kosovë.

Bajraj e ka quajtur "mediokër" Sallahun, duke kujtuar se si Lëvizja Vetëvendosje kishte sulmuar institucionet e Kosovës.

Reagimi i tij, dërguar në "Bota sot":

Përgjigje e shkurtër, Zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu,

Livadhisni, por mos n'a e shk**** intelegjencën!

Kur mediokriteti "vlerëson" intelegjencën!

Kur anëtari i "klubit të budallenjëve" i mban "leksion" akademisë politike të vendit!

Kur shkelësit, injoruesit nihilist dhe mohuesit konstant dhe konsistent të rregulloreve të Kuvendit, të ligjeve pozitive dhe të vet Kushtetutës së Kosovës, flasin për betimin e deputetit!

Z.Sallahu!

Ju që kontaminuat e helmuat në mënyrë permanente tempullin e demokracisë paralementare.

Ju që dogjët simbolet e shtetit dhe sulmuat institucione shtetërore me akte dhune e terrori.

Ju që sulmuat me akt terrorist Kryemnistrin e Republikës të Kosovës dhe eskortën e tij.

Ju që sulmuat me molotov familjen e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës, na flisni për ligjshmëri, kushtetushmeri e moral politik!

Ju lutemi, mos na prekni n'seder, mos na fyeni dhe mos na lëndoni ndërgjegjen kolektive nacionale, se u njohim dhe biles u njohim shumë mirë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat